Incidenti i ndodhur ndaj Brentfordit, ku Cristiano Ronaldo nuk reagoi mirë për t’u zëvendësuar, duhet të çojë në largimin e golashënuesit portugez në fund të sezonit nga Manchester United, marrë nga A Bola.
Sipas The Sun, qëndrueshmëria e Ronaldos do të varet nga vazhdimësia ose jo e Ralf Rangnick. Nëse trajneri aktual vazhdon, atëherë duhet të mbetet edhe Ronaldo, por gjithçka tregon për një ndryshim trajneri dhe kjo duhet të çojë në largimin e portugezit.
Asnjë trajner nuk do të jetë në dispozicion për të pranuar këtë lloj sjelljeje nga ana e Ronaldos, deri në atë pikë sa të detyrohet t’i shpjegojë lojtarit arsyen e zëvendësimit të tij në mes të një loje. /albeu.com/