Tha se refuzoi “shuma përrallore” nga Gazprom, reagon ambasada ruse: U habitëm, sa kërkoi Berisha?

Pas fjalëve të ish-kryeministrit Sali Berisha se ka refuzuar “shuma përrallore” nga Gazprom në atë kohë, për të nënshkruar me TAP, ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri.

Rusia thotë se ka mbetur e habitur nga fjalët e Sali Berishës që gjoja ia para 10 vitesh nga refuzuar rryshfet nga Gazprom.

Gjithashtu ambassa shtron pyetjen: “Sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato shuma përrallore”?

Postimi i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri:

❗️ U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi rryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshem pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore”? /albeu.com