Bojkot në Kuvend, po në ceremoni? Berisha reagon në lidhje me pjesëmarrjen në betimin e Presidentit të ri

Partia Demokratike do të zbulojë nesër nëse kryedemokrati Sali Berisha do të marrë pjesë nesër në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri, Bajram Begaj.

Zyra e shtypit ka njoftuar sot se në Parlament, do të kemi një komunikim zyrtar, por po sot bënë me dije se do bojkotojnë betimin në seancën plenare.

Njoftim për shtyp:

Në përgjigje të interesimit të mediave për pjesmarrjen e opozitës dhe Kryetarit të saj Sali Berisha në Ceremoninë e betimit të Presidentit në Parlament, do të kemi një komunikim zyrtar ditën e nesërme.

Tiranë, 23 Korrik 2022
ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE /albeu.com