Tha se do të largohej nga “Portokalli”, aktorja habit kur shihet sërish në skenë

Vitin e shkuar, aktorja e njohur e “Portokallisë”, Renada Caci, tha se do të jepte përgjithmonë dorëheqjen nga spektakli i humorit, “Portokalli”.

Mirëpo ditën e djeshme ajo u shfaq sërish në “Portokalli” me rolin e saj të famshëm, atë të Luzes.

Portokalli, 5 Mars 2017 - Luzja (Fillon pune ne pub) - YouTube

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka treguar se dashuria e publikut dhe kërkesat e shumta prej tyre e bën të rikthehet sërish në spektakël.

“Publiku im i dashur. Dëshira juaj që unë të jem në ekran është urdhër për mua. Më keni munguar aq shumë saqë kur shikoj ç’do moment që më dërgoni sms apo më uroni ndihem fajtore që mungova qoftë dhe për pak kohë.

Disa gjërave i duhet bërë pak refresh dhe t’ia nisësh me frymë tjetër. Ju dua gjithmonë bekime”, ka shkruar Renada në një postim.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @renada.caci

Shtuar 15.03.2021 06:03