Carlos Tevez bëhet një pengesë në rrugën e Juventusit për transferimin e Angel Di Maria.
“Apache” u prezantua si trajneri më i ri i Rosario central, skuadrës argjentinase ku Di Maria ka deklaruar se do të mbyllë karrierën e tij.
“Unë do ta thërras atë. E di që Di Maria ka deklaruar se dëshiron ta mbyllë karrierën e tij te klubi që e nisi aventurën si futbollist. Kur të jem më i qetë do ta telefonoj dhe do ta pyes se çfarë dëshiron të bëjë. Unë jam gati ta sjellë atë në Argjentinë”, është shprehur Tevez./ h.ll/albeu.com