Pesë ndeshjet e javës së 34-t të Kategorisë Superiorë do të luhen të gjitha ditën e hënë në datën 17 maji në orën 17:00.
Normalisht që sytë e të gjithë sportdashësve do të jenë tek supersfida Teuta-Partizani e cila do të jetë sfidë titulli për të dyja ekipet.
Vllaznia do të presë në Shkodër Kastriotin i cili është në kërkim të pikëve për mbijetesë, ndërsa Tirana do të presë në shtëpi skuadrën e Laçit, në një betejë kokë më kokë për zonën e Europës.
Ndërkohë Skënderbeu është e favorizuar në letër pasi do të luajë kundër Apolonisë e cila ka rënë matematikisht nga kategoria, teksa korçaret do të kërkojnë medoemos fitoren.
Në sfidën tjetër Kukësi do të përballet ndaj Bylisit, një sfidë pa interes për verilindorët ndërsa jetike për ballshiotët pasi rreziku për të rënë nga kategoria është shumë i madh.
Java e 34-t
Kukësi-Bylis 17:00
Vllaznia Kastrioti 17:00
Teuta-Partizani 17:00
Tirana-Laçi 17:00
Skënderbeu-Apolonia 17:00