Teuta mposht Apoloninë dhe arratiset në krye

Teuta nuk zhgënjen as në Fier, mund skuadrën e vendit të fundit dhe tashmë kryeson e vetme Superioren, duke përfituar edhe nga rezultati i sfidës në Laç, ku luanin vendasit dhe shkodranët që janë dy riavalë në betejën për elitën.

Lorencio Vila dhe Bregu i dhanë tri pikët skuadrës durrsake, ndërsa duhet theksuar se Apolonia me këtë disfatë duket se nuk gjen shpëtim dhe tashmë ndodhet e “salduar” në fundin e renditjes.


Shtuar 10.04.2021 18:26