Tetë ndeshje, zero minuta, Inter presion Inzaghi-t, i kërkojnë aktivizimin e Asllanit

Në momentin e tij më të vështirë, që pas transferimit në Milano, Kombëtarja vjen si një bekim për Kristjan Asllanin, një shans i artë për të pasur disa minuta në këmbë. Mesfushori kuqezi vjen në këtë grumbullim pas një “ngujimi” të gjatë në stolin e Inter, tetë ndeshje radhazi, zero minuta.

Asllani është zyrtarisht një lojtar i Inter prej disa kohësh, pasi është aktivizuara e drejta e blerjes nga Empoli, por problemi është se Simone Inzaghi vijon ta shpërfill, nuk i beson asnjë minutë, edhe në disa ndeshja ku i ka pasur të gjitha mundësitë për të bërë diçka të tillë.

Asllani Inzaghi

Kjo situata po shqetëson jo pak edhe drejtuesit e klubit të cilët shohin tek Asllani një lojtar të perspektivës, por në këtë mënyrë Inzaghi rrezikon ta “djeg” përpara kohë.

Në prill, Interin e pret një muaj “ferri”, shumë të ngjeshur, ku trajneri Inzaghi është i detyruar të bëj rotacion duke parë edhe lodhjen e lojtarëve në mesfushë.

Ass

Corriere dello Sport shkruan se drejtuesit e Interit kanë zhvilluar një takim me Inzaghin pikërisht për këtë arsye, për t’i bërë me dije se Asllani duhet të ketë minuta në këmbë. Pavarësisht presionit nga ana e klubit mbetet për tu parë se çfarë do të bëjë Inzaghi. Dilemë më vetë mbetet gjithashtu nëse Sylvinho do t’i besojë minuta talentit kuqezi, fakti që nuk ka asnjë minutë në këmbë mund të jetë pengesë edhe në Kombëtare./ALbeu.com/


Shtuar 22.03.2023 09:45