TESTI/ Droga ka “kapur” edhe policinë, shkon në 20 numri i efektivëve që kanë rezultuar pozitivë

Ditën e djeshme dolën përgjigjet e para të testimeve për përdorim droge të efektivëve të policisë në gjashtë komisariate të kryeqytetit.

11 policë rezultuan të ishin përdorues të drogës.

Sipas burimeve, bëhet me dije se numri i efektivëve që kanë rezultuar pozitivë ka shkruar në 20 momentalisht.

Gjithsesi kjo nuk është shifër zyrtare, pasi Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë një informacion të saktë mbi numrin dhe llojin e drogës që kanë konsumuar efektivët në fjalë.

Më 11 dhjetor pritet që të bëhet publikimi i të dhënave zyrtare nga Gledis Nano dhe priten largime nga detyra.

Kujtojmë se testimi nuk është pranuar nga shumë eefektivë, sipas të cilëve, mund të ketë gabime në laboratorin e analizave./albeu.com/