Terror në Tiranë: Një person hidhet nga pallati, ngec i varur në katin e 2-të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në kryeqytet. Një person rreth 64 vjeç ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i pestë, por ka mbetur i varur në katin e dytë.

Raportohet se ai ka rënë në tarracën e katit të dytë të pallatit dhe ka mbetur në një pjesë metalike.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, e cila e ka marrë menjëherë për ta transportuar në spital, pasi ishte me shenja jete.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 06.07.2021, rreth orës 19:00, në rrugën “Njazi Meka”, është hedhur nga lartësia shtetasi Z. B., rreth 64 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.


Shtuar 6.07.2021 20:12