Terror në qiell të hapur, momenti kur motori i avionit merr flakë gjatë fluturimit (VIDEO)

Një avion i American Airlines u detyrua të kthehej në aeroportin Columbus, Ohio të dielën në mëngjes pas një zjarri në motor.

Boeing 737 ishte nisur nga Columbus për në Phoenix, Arizona, kur ekuipazhi, rreth orës 8 të mëngjesit (koha lokale), tha se avioni kishte probleme me motorin.

Të lidhura

None found

 

Sipas skenarit më të mundshëm, një zog ka hyrë në turbinë  menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar zjarr.

Avioni u kthye i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Columbus “për shkak të një problemi mekanik”, tha American Airlines në një deklaratë.

“Aeroplani u hoq nga shërbimi për mirëmbajtje dhe stafi ynë po punon për të siguruar që pasagjerët të arrijnë të sigurt në destinacionin e tyre në Phoenix”, thuhet gjithashtu në deklaratën e American Airlines./albeu.com


Shtuar 24.04.2023 09:04