Terror mes rrugës! Pronarja bllokon turistët e bërtet, vajza e çiftit shpërthen në të qara (VIDEO)

Përsëritet historia e Mihalit në plazhet e jugut të vendit. Një çift pushuesish kanë publikuar pamjet e konfliktit me pronaren e hotelit ku kanë qëndruar gjatë një fundjave në zonën e Livadhës.

Për shkak se nuk u kanë pëlqyer kushtet ata kanë vendosur të largohen më herët, por pronarja u ka dalë para makinës e ndihmuar edhe nga persona të tjerë duke kërkuar pagesën e plotë.

Në videon dallohet shumë qartë se pronarja e hotelit është e irrituar, por pasi sheh që po filmohet, akuzon pushuesit se i kanë bërë dëm, duke i djegur çarçafët dhe më pas u kërkon paratë, ndërsa tenton t’u rrëmbejë nga dora aparatin celular.

E gjithë ngjarja zhvillohet në rrugën kryesore të Himarës, ndërsa policia lokale, sipas asaj që tregojnë pushuesit, pavarësisht denoncimit në kohë nuk ka marrë asnjë masë parandaluese në lidhje me konfliktin.

“T’i japë unë faturat. Faturat të qëndrosh dhe t’i marrësh atje zonjë. Recepsionin e kam atje unë”, dëgjohet nga bashkëbisedimi me tone të larta mes pronares së hotelit dhe pushesve.

Më pas, siç shihet në video, pushuesit i kanë kërkuar të hapë rrugën, pasi e ka bllokuar.

“Jo nuk e hap rrugën, keni ikur si hajdut”, shprehet më tej pronarja e hotelit.

Nga ana tjetër pushuesit kërkojnë të denoncojnë në polici, e cila nuk ka ardhur për disa minuta me gjithë konfliktin që vazhdonte.

Gruaja thërret në ndihmë dhe një person tjetër, ndërsa çifti kërkon të denoncojë në polici për kërcënimet dhe ndalohet dy herë nga biznesmenia.

Si përfundim denoncimi është bërë në policinë e Sarandës.

Në video dëgjohet dhe e qara e vajzës së vogël që duket shumë e shqetësuar për atë që po ndodh. /panorama


Shtuar 22.06.2021 18:58