Terreni i vështirë, bllokohet mes tymit dhe flakës një zjarrfikës në Patos

Një punonjës i shërbimit zjarrfikës ka rrezikuar jeten teksa përpiqej të shuante flakët në pyllin e Gjorgozit në Patos.

Mësohet se Rauf Muskaj është bllokuar mes flakëve dhe tymit teksa përpiqej së bashku me kolegët të vinin nën kontroll flakët që u riaktivizuan ditën e sotme në Gjordoz.

Lufta me flaket ka perfshire edhe punonjesit e  pyjores, te cilet kane rrezikuar edhe jeten e tyre pasi po punojne me mjete rrethanore, lopata, e pompa uji.

Punonjesi Pyjores Rauf Muskaj shpetohet nga Sherbimi Zjarrefikes Patos pasi ishte  izoluar mes tymit dhe flakeve. Fatmirësisht nuk ka probleme shëndetësore.


Shtuar 24.07.2021 18:04