Termometri shënon 48.8 gradë, Italia po digjet!

Italia po përjeton tmerre nga zjarret që vijojnë të djegin prej ditësh tashmë. Por sikur të mos mjaftonte kjo, në Itali termometri ka shënuar 48.8 gradë.

Një temperaturë kaq e lartë nuk ishte regjistruar kurrë më parë në Evropë. Dje në orën 13:14 në Sirakuzë, në provincën italiane të Siçilisë termometri shënoi 48.8 gradë celsius.

Gjithashtu në Siçili, në Catenanuova në provincën Enna, në gusht 1999 një stacion jozyrtar kishte regjistruar 48.5 gradë.

Italia është ‘pushtuar’ nga zjarret prej ditësh, e ndërsa temperaturat e larta kanë ndikuar edhe në përkeqësimin e situatës.

Rajonet e Kalabrisë dhe Siçilisë kanë apeluar ndaj qeverisë që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Këto dy zona prej ditësh janë duke u përballur me situatë kritike për shkak të zjarreve.


Shtuar 12.08.2021 09:01