Tërmeti “shkund” Kosovën, ja sa ishte magnituda (VIDEO)

Lëkundje sizmike janë regjistruar pas mesnatës së kaluar në Kosovë, ku sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare, tërmeti ka qenë me magnitudë 4 e shkallës Rihter, teksa ka patur një thellësi fokale prej 10 km.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 16 km në jug-perëndim të Prizrenit, dhe është regjistruar rreth orës 01:46.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytete të tjera, teksa deri më tani nuk raportohet për pasoja në njerez apo ndërtesa.

Fatmirësisht, nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale. Mediat në Kosovë, kanë publikuar dhe pamjet nga momenti i tërmetit.

Videoja e mëposhtme, është regjistruar nga kamerat e sigurisë në Dragash.

 


Shtuar 12.12.2024 08:17

Tags: ,