Persona të panjohur sulmojnë tre policë në veri të Kosovës, nuk ka të lënduar

Një tjetër sulm është regjistruar në Mitrovicën e Veriut. Raportohet se gjatë mbrëmjes të së dielës, tre policië janë sulmuar nga persona të panjohur.

Në momentin e sulmit, policët po qëndronin në një pikë statike, teksa të dyshuarit nga ndërtesa kanë hedhur mjete piroteknike dhe shishe qelqi.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante dhe po cilësohet si “Sulm ndaj personit zyrtar”


Shtuar 9.12.2024 13:11