Tërmeti me mbi 200 viktima në Turqi, Zelensky: Ukraina është e gatshme të ofrojë ndihmë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë ndihmën e nevojshme për popullin turk pas tërmetit që goditi vendin.

“U shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave dhe të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Ne jemi në këtë moment pranë popullit turk, të gatshëm për të ofruar ndihmën e nevojshme”, tha Zelensky në turqisht në Twitter.

/Albeu.com./


Shtuar 6.02.2023 08:20