Qeveria e Haitit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit me magnitudë 7.2 ballë që goditi vendin të shtunën.
Tërmeti shkaktoi shumë viktima dhe aktualisht numri i të vdekurve ka shkuar në 1,297, ndërsa më shumë se 5,700 janë plagosur, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të vendit.
Të lidhura
None found
Tërmeti shkatërroi 13,694 shtëpi dhe dëmtoi 13,785 të tjera, thanë zyrtarët e agjencisë.
Gjendja e jashtëzakonshme është në fuqi për Departamentin Perëndimor, Departamentin Jugor, Nippes dhe Grand’Anse./albeu.com
