Tërmeti i fuqishëm ndërpret ndeshjen e futbollit, kamerat filmojnë momentin e frikshëm

Tërmeti me magnitudë 5.6 ballë i shkallës Rihter goditi dje një zonë në Kili. Shteti në Amerikën e Jugut pati lëkundje të forta, teksa në zonë ishte duke u luajtur edhe ndeshja e Serisë B mes Recoleta dhe Temuco.

Lojtarët në fushë, stafi dhe tifozët ndjenë lëkundjet,  ndërsa arbitri ndali lojën. Në momentin e tërmetit, futbollistët vijuan lojën dhe nuk kishin ndërmend të ndaleshin nëse nuk do reagonte arbitri.

Kamerat e televizionit që transmetonte duelin u drodhën, teksa qetësia e futbollistëve në fushë ishte e jashtëzakonshme.


Shtuar 11.07.2023 15:38

Tags: ,