Vijon të rëndodhet bilanci sa i përket numrit të personave që kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri pas tërmetit apkaliptik që goditi këto dy vende këtë të hënë, ku deri më tani numri i viktimave ka shkuar më shumë se 22 mijë persona.
Por ashtu si në ccdo tragjedi të madhe ka edhe shpresë të madhe për jetën. Ekipi shqiptar i shpëtimit ku bën pjesë edhe mjeku turk Taner Akdamar i cili jeton dhe punon në vendin tonë prej vitesh, ka arritur të bëjë një mrekulli.
Mjeku Akdamar ka arritur të shpëtojë në qytetin e Malatyas një të ri i cili ndodhej nën rrënoja prej më shumë se 100 orësh.