Përfundon gjykimi për çështjen e tërmetit të vitit 2019 që shkaktoi viktima dhe shumë të plagosur.
Bëhet me dije se ka fituar pafajësinë ish-drejtori i ALUIZN-it, Flamur Gjuzi.
Ish-drejtori i IMT-së Artur Çela dhe pronari lokalit Barons ku vdiqën dy persona, Artur Terziu po ashtu kanë fituar pafajësinë.
Punonjësi i ALUIZN-it, Skerdi Bello është dënuar me shërbim prove 2 vite. Ndërkohë Aldo Dakovelli është dënuar me shërbim komuniteti.