Deti Adriatik është goditur nga një tërmet i fortë me magnitudë 4.6 të shkallës rihter .
Mësohet se tërmeti ishte me një thellësi prej 10 kilometër teksa është ndjerë në Itali, Kroaci, Mal të Zi, si dhe në Shqipëri.
Fatmirësisht tërmeti ka pasur epiqendrën në det dhe nuk ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në shtetet përreth.