Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të vizitojë Turqinë më 19 shkurt, pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin.
Blinken do të vizitojë gjithashtu Greqinë në shkurt, si pjesë e një turneu të rëndësishëm që do të përfshijë Gjermaninë dhe Izraelin.
Kjo është një vizitë që Departamenti i Shtetit e ka planifikuar prej disa kohësh. Vizita e Blinken në Greqi do të zhvillohet më 20 dhe 21 shkurt.
Sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit që foli, kreu i diplomacisë amerikane do të marrë pjesë në dialogun strategjik midis Greqisë dhe SHBA-së, ndërsa në të njëjtën kohë do të zhvillohet takimi 3+1 midis Greqisë, Izraelit, Qipros dhe SHBA-së.
Një burim nga Ministria e Jashtme Amerikane tha se ky takim është i një rëndësie strategjike për Uashingtonin, pasi është një takim që do të nxjerrë në pah të gjitha çështjet e ndezura që kanë të bëjnë me rajonin më të gjerë të Mesdheut Lindor./Albeu.com/