Tërmetet apokaliptike në Turqi, lot gëzimi, foshnja shpëtohet nga rrënojat pas 68 orësh(VIDEO)

Ekipet shpëtuese nga mbarë bota po japin betëjë për të shpëtuar sa më shumë jetë nga rrënojat e ndërtesave nga tërmeti katastrofik që goditi të hënën, Turqinë juglindore.

Teksa gëzimet janë të shumta kur ekipet nxjerrin të mbijetuar nga rrënojat, ashtu edhe pikëllimi është I madh kur nga gërmadhat nxirren të vdekur.

Sakaq një tjetër rast shpresdhënës ka ndodhur në Turqi.

Pas më shumë se 68 orësh nën rrënoja, një foshnjë është shpëtuar nga ekipet e shpëtimit. Autoritetet bëjnë me dije se foshnja e quajtur Ellen është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mjekët tashmë po kujdesen për të.

Deri më tani numri i viktimave nga tërmetet në Turqi e Siri ka shkuar mbi 15 mijë.

Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.8 ballë të së hënës pritet të rritet ndjeshëm pasi përpjekjet e shpëtimit janë afër kufirit prej 72 orësh që ekspertët e fatkeqësive e konsiderojnë periudhën më të mundshme për të shpëtuar jetë.


Shtuar 9.02.2023 10:54