Tërmet në Shkup

Rrjeti telemetrik seizmologjik i Maqedonisë së Veriut sot në orën 18:35 ka regjistruar termet, epiqendra e të cilit ndodhet 80 km në jugperëndim nga Shkupi.

Siç njoftuan nga Observatoriumi Seizmologjik në Fakultetin Matematiko – Natyror në Shkup, epiqendra e tërmetin ka qenë në zonën e Kërçovës. Tërmeti kishte magnitudë lokale të Rihterit 3.5, ndërsa është ndjerë nga popullsia në pjesët jugperëndimore me intensitet prej 3 shkallë sipas shkallës evropiane makrosizmike./portalb/


Shtuar 16.11.2021 19:50