Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter ka tronditur Greqinë
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti u regjistrua në orën 06:16 në ishullin e Kretës.
Epiqendra ishte 50 kilometra në juglindje të Palaióchora, ndërsa thellësia e tërmetit vlerësohet të ketë qenë 17 kilometra.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë nga banorët, por për fat të mirë nuk kanë qenë të forta.
Nuk ka raportime për dëme materiale.