Të paktën 128 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën pas një tërmeti me magnitudë 5.6 që goditi Nepalin perëndimor mbrëmë (e premte), në orën 23:47. Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km (6.21 milje), tha Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ).
Të paktën 20 persona u dërguan me urgjencë në spital me lëndime, tha zyrtari i qarkut të Jajarkot, Suresh Sunar.
Qendra Kombëtare Sizmologjike e Nepalit tha se tërmeti ndodhi në orën 23:47 (1802 GMT) në rrethin Jajarkot të provincës Karnali. Jajarkot është rreth 500 km (310 milje) në perëndim të kryeqytetit Katmandu.
Tre lëkundje të tjera u ndjenë brenda një ore pas tërmetit dhe shumë njerëz e kanë kaluar pjesën tjetër të natës në ambient të hapur për shkak të frikës nga tërmete të mëtejshme dhe dëmtime në shtëpitë e tyre.