Tërmet i fortë? Sizmiologu flet për zhurmën “e frikshme” që po tremb qytetarët (VIDEO)

Një zhurmë po frikëson prej shumë ditësh banorët e lagjes “Meteora” në Selanik të Greqisë.

Sizmiologët grekë kanë folur për këtë situatë dhe kanë treguar detaje.

Costas Papazachos, Profesor i Gjeoshkencës na Universitetin e Selanikut tha për mediat greke se zhurma nuk ka të bëjë me ndonjë paralajmërim për tërmet apo diçka tjetër që lidhet me fenomene natyrore në zonë.

“Nuk bëhet fjalë për një zhurmë që ka të bëjë me nëj fenomen natyror. Ajo duket të jetë një zhurmë e shkaktuar nga diçka tjetër, që duhet ta gjejnë autoritetet përkatëse. Zhurma është e ndërprerë dhe ndodh kryesisht gjatë natës, prandaj mendoj që nuk ka të bëjë me një fenomen natyror dhe aq më pak të jetë paralajmëruese e ndonjë tërmeti”, tha ai.

Banorët e lagjes Meteora në Selanik u mblodhën në qendër të saj dhe treguan për mediat se çdo natë dëgjojnë një zhurmë të çuditshme që vjen nga toka.

“Zhurma dëgjohet zakoniisht natën dhe sidomos pas orës 12. Duket sikur dikush gërmon nëntokë, por nuk na kanë shpjeguar ende se për çfarë bëhet fjalë”, tregojnë banorët.

Ata kanë publikuar në rrjetet sociale edhe video nga momenti i zhurmës, video e cila ka marrë komente të ndryshme.

Zhurma dëgjohët në një perimetër prej rreth 1 kilometri, ndërsa banorët kanë dalë nga shtëpitë mbrëmjen e kaluar duke kërkuar zgjidhje për ankthin që iu ka shkaktuar./albeu.com/


Shtuar 17.01.2022 21:38