Një tërmet me magnitudë 4.8 Rihter ka goditur Greqinë këtë mesditë.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e saktë e tërmetit ndodhet në një zonë detare 12 kilometra në jug jugperëndim të Ormylias, në Chalkidiki.
Të lidhura
None found

Tërmeti në Greqi ka ndodhur një ditë pas tërmeteve shkatërruese në Turqi e Siri, ku kanë betur të vdekur të paktën 5 mijë persona, ndërsa mijëra të tjerë të lënduar.
Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.
Shtetet në mbarë botën kanë thënë se do të dërgojnë ekipe për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit, por deri më tani vetëm pak ekipe kanë arritur në vendngjarje.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë penguar nga temperaturat e ftohta dhe nga afër 200 dridhje pasuese të tokës, që kanë bërë të rrezikshme kërkimet në strukturat e paqëndrueshme.
Të paktën 2.921 persona janë vrarë në dhjetë provincat turke, ndërkaq mbi 20.000 të tjerë janë plagosur, kanë thënë autoritetet turke.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare.
Në Siri, numri i viktimave në territoret e kontrolluara nga Qeveria ka arritur në 656 persona, ndërkaq 1.400 të tjerë janë plagosur, tha Ministria e Shëndetësisë.
Në pjesën veriperëndimore të shtetit, që kontrollohet nga rebelët, është raportuar se janë vrarë 450 persona dhe qindra të plagosur.
Qeveritë nga e mbarë bota kanë ofruar ndihmë për Turqinë dhe Sirinë pas tërmeteve të fuqishme. I fundit ishte presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i cili tha se ishte i gatshëm të dërgonte një ekip të kërkim-shpëtimit prej 60 personat si dhe furnizime mjekësore.
/albeu.com/
