Greqia lëkundet sërish, dy tërmete brenda një minute

Dy lëkundje sizmike me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter u ndjenë brenda një minute në Greqi.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 17:15, në zonën e detit në perëndim të Tilos.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti i parë kishte epiqendrën e tij 24 km në jug-perëndim të Nisyros dhe një thellësi prej 10 km.

Tërmeti i dytë u ndje në jugperëndim të Nisyros dhe kishte një thellësi prej 7.7 km./albeu.com


Shtuar 22.07.2021 17:29

Tags: ,