Tërheqja e trupave nga Afganistani, Yuri Kim: Mirënjohës Shqipërisë

Ditën e sotme presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se trupat amerikane do të tërhiqen nga Afganistani, 20 vjet pas sulmeve të 11 shtatorit.

Ndërkohë, ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka shprehur mirënjohjen në emër të SHBA-ve për sakrificat e bërë nga Shqipëria si aleate e NATO-s.

Kim shkruan se SHBA do t’i jetë gjithnjë mirënjohëse Shqipërisë “për sakrificat që ka bërë si aleat i NATO-s.

Postimi i Plotë

“Ne shkuam në Afganistan së bashku, qëndruam dhe luftuam së bashku, dhe tani po përgatitemi të largohemi së bashku. SHBA do t’i jetë përgjithmonë mirënjohëse Shqipërisë për sakrificat që keni bërë si aleate jonë e NATO-s.”


Shtuar 14.04.2021 23:21