Tentuan të vrisnin tunizianin pas prishjes së pazareve të drogës, arrestohen dy shqiptarë, 33-vjeçarja në një lidhje dashurie me të plagosurin

Karabinierët e Komandës Provinciale Fermo në Itali, kanë identifikuar dhe arrestuar personat përgjegjës për tentativën e vrasjes kundër një krimineli tunizian që ndodhi më 29 shtator në Lido Tre Archi, duke i prerë kështu kokën një grupi kriminal.

Dy shtetas shqiptarë, një 33-vjeçare dhe një 30-vjeçar, të afërm të njëri-tjetrit, përfunduan në burg, përkatësisht në Pesaro dhe Fermo, ndërsa një i tretë është në kërkim.

Motivi i tentativës së vrasjes mund të hetohet për pazare droge. Gruaja e arrestuar ishte në një lidhje dashurie me kriminelin nga Afrika e Veriut.

Viktima, një i pastrehë me precedentë penalë, ishte qëlluar në fytyrë.  Më pas ai transportua në urgjencën e spitalit Fermo, pastaj në spitalin Torrette në Ankona. Në vendngjarje janë gjetur dy thika dhe një kaçavidë e madhe.

Përveç gruas , në pranga janë edhe një 30-vjeçar shqiptar me histori të lidhur me drogën.

Të dyshuarit fillimisht kanë sulmuar verbalisht dhe më pas fizikisht tunizianin, i njohur edhe në skenën e trafikut të drogës dhe për krime grabitqare, e kanë ndjekur dhe e kanë qëlluar në kokë, me qëllim për ta vrarë. U përdorën gjithashtu armë me tehe, duke përfshirë një hanxhar të madh. Gruaja, e pajisur me shkop, inkurajonte bashkatdhetarët e saj.

Ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e arrestit në burg, e kërkuar nga Prokuroria Fermo dhe lëshuar nga gjyqtari hetues, për vrasje të mbetur në tentativë në lidhje me rrethanë rënduese të përdorimit të armëve, përfshirë edhe armët e zjarrit. Në urdhër gjyqtari hetues nënvizon se ekziston rreziku real që të dyshuarit ta përsërisin veprën, rrezikshmëria e të cilëve vihet re edhe shoqërore.


Shtuar 25.10.2023 22:48