Dy shqiptarë janë arrestuar pasi akuzohen për trafik kokaine Athinë-Korfuz.
Shqiptarët 30 dhe 36 vjeç janë arrestuar nga policia greke në Glifadha të Athinës.
Të lidhura
None found
Gjatë kontrollit të automjetit të tyre me të cilin po udhëtonin drejt Korfuzit, u gjet dhe sekuestrua 500 gram kokainë. Policia ushtroi kontroll në dhomën e hotelit ku qëndronin dy shqiptarët, u gjet dhe u sekuestrua një dozë me 0.5 gram kokainë, 1900 euro dhe 3 celularë.

