Aksione antidroge në Greqi, në pranga dy shqiptarë

Policia greke ka zhvilluar dy operacione anti-drogë që u zhvilluan në Athinë dhe u sekuestruan mbi 82.5 kg marijuanë, ndërsa në pranga ranë dy shqiptarë.

Policia greke gjatë kontrolleve në banesën e një prej shqiptarëve, (46 vjeç) në qendër të Athinës u gjetën 61 pako që përmbanin 54 kg 410 gram marijuanë, 1 peshore dhe 2 celularë.

Ndërkohë në Nikea, në banesën e një shqiptari 36 vjeç u gjetën dhe sekuestruan 5 pako që përmbanin 28 kg 110 gram marijuanë, 1 peshore dhe 1 telefon celular.

Ndërkohë që gjatë kontrollit në një banesë të dytë të tij në Nikea i’u gjeten dhe sekuestruan 10 gram marijuanë.


Shtuar 13.12.2022 14:47