Tentuan të qëllonin me armë ndaj policisë, arrestohen 3 shqiptarët dhe rumuni në Greqi

Tre shqiptarë dhe një rumun u arrestuan në orët e para të mëngjesit jashtë një lokali në Avenue Alexandras, në Greqi.

Sipas policisë greke, pak pas orës 02:00, Aksioni i Menjëhershëm është njoftuar për të shtëna të shtëna brenda lokalit të caktuar.

Efektivët e policisë, të cilët kanë shkuar në vendngjarje, nuk kanë gjetur gëzhoja në zonë, ndërsa më pas kanë lokalizuar në trotuar katër persona të cilët u janë dukur të dyshimtë. Teksa i janë afruar për kontroll, njëri prej tyre ka nxjerrë një pistoletë dhe ka tentuar të qëllojë ndaj oficerëve të policisë.

Arma, megjithatë, u bllokua. Të huajt u arrestuan, ndërsa njërit prej tyre iu gjet një thikë. /albeu.com


Shtuar 13.03.2023 07:55