VIDEO/ Shpërndau reklama te biznesi ngjitur, sherr mes pronarëve në plazhin e Llamanit

Punonjësit e policisë kanë parandaluar një konflikt mes disa personave në Llaman të Himarës.

Mësohet se shkak për i sherrit është bërë konkurrenca mes bizneseve që operojnë në këtë plazh tepër të frekuentuar gjatë sezonit të verës. Sipas policisë pronari 74-vjeçar i një biznesi dërguar dy punonjësit e tij të shpërndajnë fletëpalosje reklama në plazh, duke përfshirë edhe zonën pranë biznesit ngjitur.

“Shtetasit A. M., 35 vjeç dhe K. M., 24 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë tentuar të godasin me sende të forta shtetasin Ll. Q., 74 vjeç, pasi ky i fundit ka dërguar dy punonjësit e tij shtetasit R. L dhe R. A., të shpërndanin disa fletëpalosje për të reklamuar biznesin e tij, i cili ndodhet afër me subjektin e palës tjetër të përfshirë në këtë konflikt”, thote policia.

Asnjë nga shtetasit e përfshirë në këtë konfilikt nuk ka ngelur i dëmtuar, pasi konflikti është neutralizuar në kohë nga efektivët e Policisë.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, në përfundim të veprimeve proceduriale do të referojnë materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

Në videon më poshtë, të publikuar në rrjetet sociale, dallohet momenti kur katër persona zbresin nga makina dhe drejtohen me shkopinj në duar drejt biznesit tjetër, por për fat të mirë në këtë moment ka ndërhyrë një efektiv i policisë.


Shtuar 6.07.2023 20:53

Tags: ,