Gjykata ka lënë në burg dy të rinjtë Briken Rusta dhe Emanuel Rrapushi, të cilit kishin planifikuar të vrisnin Mariglen Hidën në Elbasan.
Ngjarja u regjistrua më 26 maj, kur Rusta ka tentuar të vrasë Mariglen Hidën për një sherr që ata kishin pasur me njëri-tjetrin.
Rusta nuk ka mundur që ta kryejë vrasjen në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar.
Ai u identifikua dhe u shpall në kërkim, ndërsa ditën e sotme u arrestua.
Pas ngjarjes, në bazë të hetimeve të kryera, policia ka kryer kontrolle edhe në banesën e Boiken Bahitit, 41-vjeç, banues në Elbasan.
Edhe Emanuel Rrapushi, 24 vjeç u la në burg, pasi nuk ka kallëzuar krimin për armën dhe drogën e gjetur në banesë e Boiken Bahitit, ku u ushtruan kontrolle menjëherë pas tentativës për vrasje.
Këtij të fundit ju gjetën në banesë 1 armë zjarri automatik PMSH, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.