Tentuan të djegin 16-vjeçaren në Tiranë me benzinë, gjykata vendos: Njëri në burg, dy të tjerët “ja hedhin”

Ditën e sotme do të dalin para Gjykatës 3 të rinjtë që tentuan të djegin me benzinë një 16 vjeçare në Tiranë.

Ditën e sotme dolën para Gjykatës së Tiranës 3 të rinjtë që tentuan të djegin me benzinë një 16-vjeçare.

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Ardit Celën, si autori kryesor, ndërsa Enea Xhori dhe 17-vjeçari D.M jane lënë nën masen detyrim paraqitje.

Kujtojmë se ata e futën të miturën në bagazhin e makinës dhe tentuan të djegin me benzinë, pas dyshimeve për tradhëti.

Për fat të mirë plani i tyre nuk ka shkuar siç duhej dhe e mitura ka shpëtuar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e sotme, sipas të cilit, dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, 3 shtetas (dy prej të cilëve të arrestuar në flagrancë) kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje, si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë), ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë të mundur arrestimin e shtetasit A. Ç., 25 vjeç.

Strukturat e Policisë vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/


Shtuar 27.08.2022 11:46