Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Turqi.
Biznesmeni Zeki Oğuz, ra pre e një sulmi nga disa persona të panjohur, të cilët iu afruan për ta marrë peng me forcë e për ta futur në një furgon që i zuri rrugën.
Por, më interesantja e kësaj historie është fakti se, pengmarrësit kishin ngatërruar objektiv, pasi biznesmeni nuk ishte personi që ata po kërkonin.
Në kamerat e sigurisë së një tregu në Stamboll duket momenti kur, personat e rrethuan Oğuz, por njëri prej tyre sapo e pa në fytyrë, u bëri shenjë të tjerëve që të largoheshin, pasi nuk ishte ai personi që po kërkonin.
ÖZÜR DİLEYİP İŞ İNSANINI KAÇIRDILAR
Kemerburgaz’da şüpheliler, Almanya’dan gelen iş insanı Zeki Oğuz yerine marketten çıkan başka birini kaçırmaya çalıştı
Kaçırmaya çalıştıkları kişinin başkası olduğunu fark eden şüpheliler, özür dileyip marketten çıkan Zeki Oğuz’ı kaçırdı pic.twitter.com/5E60Tvpe1N
— mühendisyen (@muhendisyenn) March 23, 2023
Në këtë moment, jo vetëm e lanë të lirë, por i kërkuan edhe falje dhe u larguan me shpejtësi, ndërsa biznesmeni mori menjëherë në telefon policinë, e cila nisi hetimet për identifikimin e autorëve./Albeu.com/