Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku një vajzë e re ka konsumuar lëndë herbicide bujqësore dhe ka shkuar në gjendje të rëndë në spital.
Një 16-vjeçare ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Fierit, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë herbicide bujqësore.
Burime nga policia, thanë se 16-vjeçarja është banuese në fshatin Drenovë të Mallakastrës.
Sipas të njëjtave burime, ajo ndodhet në reanimacion në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë
Sot më datë 12.05.2021, në spitalin e Fierit ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore një shtetase 16 vjeçe, banuese në Drenovë, Mallakastër, e cila dyshohet se ka konsumuar lëndë herbicide bujqësore.
16-vjeçarja ndodhet në reanimacion në Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.