Një 25-vjeçare ka tentuar ti japë fund jetës . Policia e Vlorës bën me dije se 25-vjeçarja me inicialet A.H., në kushte të rënduara psikologjike ka konsumuar fotoksinë. Aktualisht e reja ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Rreth orës 10:50, shtetasja A. H., rreth 25 vjeçe, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, ka konsumuar fotoksinë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.