Tentoi të vrasë bashkëshortin shqiptar me helm miu, arrestohet 46-vjeçarja moldave

Tenton të vrasë burrin shqiptar duke e helmuar me bar miu, arrestohet një 46-vjeçare me origjin moldave në Rimini.

Dyshimet e mjekëve lindën kur, duke filluar nga korriku i vitit 2022, shtetasi shqiptar, 54 vjeç, u shtrua disa herë në spital, duke shfaqur në të gjitha rastet simptoma të përputhshme me helmimin nga miu.

Sipas mediave italiane, konfirmimi erdhi më pas me ekzaminimet klinike dhe analizat e kryera nga instituti i mjekësisë ligjore të Universitetit të Padovës, të cilat konstatuan pozitivitetin e gjakut të burrit ndaj përbërësve aktivë të Bromadiolone dhe Coumatetralyl, elementë kimikë që përmbahen në helmet e minjve.

Më pas, mjekët e kuptuan se 54-vjeçari kishte marrë doza të substancave vdekjeprurëse sa herë që arrinte në spital.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia gjeti dhe konfiskoi një shiringë me një substancë të panjohur të kuqërremtë në një sirtar të dollapit të dhomës së gjumit. 46-vjeçarja aktualisht ndodhet në arrest shtëpie në shtëpinë e nënës së saj.


Shtuar 2.07.2023 21:26