Plagosi bashkëkombasin e tij, arrestohet 43-vjeçari në Itali

Një shqiptar ëhstë arrestuar në Itali, pasi akuzohet se ka plagosur bashkëkombësin e tij.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja 43-vjeçari shqiptar kishte plagosur bashkëkombasin e tij në 4 mars, ndërkohë që prokuroria kishte lëshuar për të një urdhërarresti në datë 8.

I plagosuri ishte një 43-vjeçar i cili ndodhe në të njëjtin furgon me autorin në momentin që është qëlluar me armë.

Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori po përballet me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje.

/AlbEu.com/


Shtuar 14.03.2023 19:14