Tentoi të kalonte rrugën, makina përplas të miturin në Elbasan, niset drejt spitalit

Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 16:13 minuta në Elbasan ku një 5-vjeçar, i cili po kalonte rrugën është përplasur nga një automjet që lëvizte me shpejtësi.

I mituri është dërguar menjëherë në spital ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të lëndimeve të marra nga përplasja.

Drejtuesi i makinës është arrestuar ndërsa fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Rreth orës 16:00, në lagjen “5 Maji”, shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 4 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”./albeu.com


Shtuar 19.10.2022 16:20