Tentoi të kalonte në portin e Durrësit me dokumenta false, arrestohet 21 vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar një 21-vjeçar me origjinë nga Kosova, i cili tentoi të kalonte në pikën kufitare të portit të Durrësit me dokumenta të falsifikuara.

Gjithashtu është arrestuar dhe një 53-vjeçar, i cili shkaktoi një aksident në gjendje të dehur në lagjen nr.6 të qytetit bregdetar.

Shtetasi me inicialet P.M., duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit është përplasur me mjetin tip “Hyundai” me drejtuese shtetasen G.H., ku fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Arrestohen në flagrancë dy shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.A., 21 vjeç,  banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta (ID dhe leje drejtimi) të dyshuara të falsifikuara.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi P.M., 53 vjeç,  banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.6,  duke drejtuar në gjëndje të dehur, mjetin tip “ Land Rover ” është përplasur me mjetin tip “Hondai” me drejtuese shtetasen G.H., ku për pasojë janë shkaktuar vetëm  dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.


Shtuar 16.05.2021 09:04