Tentoi të kalonte kufirin me dy veta të fshehur në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Portin e Durrësit

Policia ka arrestuar një shtetas me banim në Francë, i cili ka tentuar të kalojë në mënyrë të paligjshme dy persona, një francez dhe një turk, përmes portit të Durrësit

“Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. Y., 40 vjeç, banues në Francë dhe proceduan penalisht shtetasit D. E., banues në Turqi dhe R. Y., banues në Francë, pasi në PKK Port Durrës, në automjetin që drejtonte shtetasi R. Y., u gjetën të fshehur 2 shtetasit e tjerë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit”, thuhet në njoftimin e policisë./’albeu.com


Shtuar 25.12.2021 13:47