Tentoi të futet me dy të tjerë te uzina e Gramshit, grupi hetimor: 23-vjeçari rus është shumë inteligjent, këmbëngul se është turist

Burime nga grupi hetimor që po merret me çështjen e rusëve që hyjnë në uzinën e Gramshit bëjnë me dije se 23-vjeçari rus,Mikhail Zorin, është mjaf inteligjent dhe këmbëngul se është turist.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, 23 vjeçari ka qenë i gjakosur pasi në përpjekje për të humbur gjurmët ka rënë në një zonë me shkurre çka i ka shkaktuar dëmtime të lehta në pjesë të ndryshme të trupit.

Gjithashtu bëhet me dije se 23-vjeçari është shumë i prerë në bisedat e kryera me anëtarët e grupit hetimor.

Ai është i arsimuar dhe ka ka kryer studimet e larta për kimi.

Drejtoria e policisë Elbasan pohon se 23-vjeçari kishte ditë i pa ngrënë dhe u ka kërkuar ushqim punonjësve të policisë.

Kujtojmë se 2 shtetasit rusë dhe ukrainasi janë duke qëndruar në dhomat e paraburgimit të drejtorisë së policisë në Elbasan.