“Tentoi të caktonte rektorin e universitetit me bandën më të rrezikshme”, Berisha: Rama goditi lirinë akademike

Ish-kryeministri Sali Berisha, pasditen e sotme mbajti një takim me pedagogë dhe arsimtarë, kur nënvizoi disa sfida me të cilat po përballet arsimi në vend.

Berisha tha se gjatë qeverisjes së maxhorancës socialiste u dëmtua liria akademike, pasi kryeministri Rama arriti deri aty sa të caktonte rektorin e Universitetit të Tiranës përmes bandave më të rrezikshme.

“Në një nga aktet më të papërgjegjshme por dhe më dëmtuese u godit liria akademike, kushti i të gjitha kushteve që një universitet të funksionojë dhe të përmbushë misionin e tij. Shprehja e goditjes së lirisë akademike janë të shumta por ato kulmuan kur Rama vendosi të caktojë me bandën më të rrezikshme të kryeqytetit rektorin e universitetit. Kjo nuk ka ndodhur askund gjatë 3 mijë viteve të fundit.

Ky akt dëshmonte se cili është koncepti i tij për universitetin. Ky akt nuk ishte i shkëputur, ishte i shoqëruar me vendosjen e komisarëve në bordet e universiteteve. Ky akt u shoqërua nga bllokimi i gradave shkencore në universitetet publike. Vendim që solli ndërprejen e veprimtarisë shkencore të këtyre institucioneve, të asaj që i jepte oksigjen universitetit.

Ky akt u shënua me rënien dramatike të buxhetit për kërkimin shkencor. Shqipëria ka një buxhet për kërkimin shkencor 10 herë më të ulët se sa mesatarja e BE-së”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 21.12.2022 17:56