“Largimi i tij, emergjencë kombëtare”, Berisha mesazh të fortë Ramës: Nëse nuk dorëhiqesh do të përballesh me probleme madhore

Kreu i PD-së Sali Berisha në një konferencë për mediat në seli, ka folur për çështjen McGonigal për të cilën tha se do të jetë Komisioni Hetimor Parlamentar që do të bëjë hetimin më të thellë dhe do të zbardhë rastin.

Berisha u ndal dhe te kryeministri Rama, për të cilin tha se largimi i tij ëstë një emergjencë kombëtare.

“Komisioni ynë do të bëjë gjithçka për të zbardhur veprimtarinë kriminale të Ramës, McGonigal në Shqipëri, të Marko Rosit dhe grupit të tyre.

Duhet të dini se jo vetëm në këtë fushë, por dhe aspekte të tjera këta aventurierë kanë luajtur me interesat e SHBA.

Komisioni do t’i reshtojë të gjitha këto si një detyim madhor ndaj SHBA. Mos prisni nga Skrapi i partisë. McGonigal është ulur këmbëkryq me ta, disa herë. Hetimin më të plotë do ta bëjë komisioni hetimor parlametar.

Ne kemi thirrur më 11 shkurt protestën më të madhe në historinë e vendit. Ju qytetarë nuk mun d të dështoni kurrë në rrëzimin, largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Ai nuk jep dorëheqje, nuk njeh gjuhë tjetër përveç frikës.

Duhet të dëshmoni se, ose dorëheqjen ose do të përballet me probleme madhore. Duhet të largohet, është një apel pa kthim. Mos të përdorë Lindën e Parlamentit për veprime anti-kushtetese.

Çdo orë që ai kalon është orë turpi. Nuk duhet të pranohet në krye të qeverisë një kryeministër që fut thikën më të rëndë në fushën e sigurisë të vendit të lirisë.

Njeri që bën të qartë se ka bërë gjithcka për të shuar pluralizmin. Largimi i tij është emergjencë kombëtare. Kam bindjen se koha e tij është e numruar dhe shqiptarët do të vendosin dinjitetin moral, sepse ky njeri nuk përfaqëson asnjë shqiptarë të ndershëm, por thjesht Ballat e Gjiknurët e mafias shqiptare”, tha Berisha./albeu.com