Sot, në afërsi të Bashkisë Tiranë, një shtetas akoma i paidentifikuar që po lëvizte me biçikletë, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë mjetit të parkuar në pronësi të shtetasit Taulant Tusha, drejtor i tenderave në Bashkinë e Tiranës.
Zjarri është fikur pa shkaktuar dëme, njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.